Kurani Fisnik » Shqip » Suretu El Hemze

Choose the reader


Shqip

Suretu El Hemze - Vargjet Numri 9
وَيْلٌ لِّكُلِّ هُمَزَةٍ لُّمَزَةٍ ( 1 ) El Hemze - Ayaa 1
Mjerë për secilin që e ofendon e përqesh (njerëzit),
الَّذِي جَمَعَ مَالًا وَعَدَّدَهُ ( 2 ) El Hemze - Ayaa 2
Që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet.
يَحْسَبُ أَنَّ مَالَهُ أَخْلَدَهُ ( 3 ) El Hemze - Ayaa 3
E mendon se pasuria e tij do të bëjë të përjetshëm.
كَلَّا ۖ لَيُنبَذَنَّ فِي الْحُطَمَةِ ( 4 ) El Hemze - Ayaa 4
Jo, të mos medojë ashtu! Se ai pa tjetër do të hidhet në Hutame.
وَمَا أَدْرَاكَ مَا الْحُطَمَةُ ( 5 ) El Hemze - Ayaa 5
E çka dini ti se ç’është Hutame?
نَارُ اللَّهِ الْمُوقَدَةُ ( 6 ) El Hemze - Ayaa 6
Është zjarri i All-llahut i ndezur fort.
الَّتِي تَطَّلِعُ عَلَى الْأَفْئِدَةِ ( 7 ) El Hemze - Ayaa 7
Që depërton deri në loçkë të zemrës.
إِنَّهَا عَلَيْهِم مُّؤْصَدَةٌ ( 8 ) El Hemze - Ayaa 8
Ai i mbyll ata, ua zë frymën.
فِي عَمَدٍ مُّمَدَّدَةٍ ( 9 ) El Hemze - Ayaa 9
Ata janë të lidhur në pranga

Random Books

  • Ta mësojmë IslaminTa mësojmë Islamin: është libër i cili prezanton, me një metodologji të thjeshtë, njohuritë themelore rreth Islamit. Së pari, libri flet rreth shtyllave të besimit dhe atë hollësisht, e pastaj flet për dy shtyllat e para të Islamit, shehadetin dhe namazin, gjithashtu hollësisht. Pas kësaj në mënyrë të përgjithësuar shtjellon disa virtyte islame dhe libri përmbyllet me ngjarjet më të rëndësishme gjatë jetës së Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).

    Autor : Muhamed ALij Fet-hullah

    Përkthim : Irfan Salihu

    Botuesi : Komiteti i Lartë Saudit në ndihmë Bosnjës dhe Hercegovinës.

    Source : http://www.islamhouse.com/p/329569

    Download :Ta mësojmë Islamin

  • Dyzet Hadithe nga Imam NeveviuKy është një ndër librat e shkurtra (El Metn) më të njohura. Këto dyzet hadithe janë të përmendura pa zinxhirin e transmetimit dhe përfshinë fusha të ndryshme islame, ku çdo hadith prej tyre konsiderohet si një bazë madhështore e bazave të fesë. Çdo musliman duhet t’i dijë këto hadithe për shkak të rëndësisë së mësimeve të cilat i përmbajnë.

    Autor : Ebu Zekerija En Nevevi

    Rishikim : Driton Lekaj

    Botuesi : Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com

    Source : http://www.islamhouse.com/p/354802

    Download :Dyzet Hadithe nga Imam Neveviu

  • Porosi ProfetikeLibër të cilin e shkroi Shejhu i nderuar Abdul Kadër El Arnauti (Allahu e mëshiroftë) në të cilin përmblodhi pesë hadithe të cilat përmbajnë në vete porosi dhe këshilla gjithëpërfshirëse duke iu dhënë një koment të shkurtër por, tërheqës dhe të thuktë.

    Autor : AbdulKadir El Arnaut

    Përkthim : Rijad Misini

    Source : http://www.islamhouse.com/p/289720

    Download :Porosi ProfetikePorosi Profetike

  • Bazat e Teuhidit - Monoteizmi IslamTevhidi, njësimi i Zotit, është thelbi i besimit islam. Njerëzit janë të urdhëruar ta zbatojnë këtë koncept në tokë, në çdo hap të jetës, që nga ditët e Ademit. Në këtë libër fillimisht sqarohen kategoritë e tevhidit e më pas libri në mënyrë të qartë flet për kategorinë: Tevhidul – Ibade (Njësimin e Allahut në adhurim) dhe sqaron rëndësinë e tij pasi që të gjithë Pejgamberët (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi ta) kanë thirrur në të. Libri flet për bindjet dhe veprat e njerëzve të cilat bien në kundërshtim me të, e të cilat fatkeqësisht janë shumë të përhapura në mesin e muslimanëve edhe në ditët e sotme.

    Autor : Bilal Filips

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314440

    Download :Bazat e Teuhidit - Monoteizmi Islam

  • Teuhidi dhe ShirkuTeuhidi dhe Shirku: Në këtë libër hoxha i nderuar, Muhamed Xhemil Zejno (Allahu e mëshiroftë), sqaron rëndësinë dhe vlerën e teuhidit – njësimit të Allahut dhe dëmin e shirkut – adhurimit të dikujt tjetër pos Allahut. Ai gjithashtu sqaron shirkun e madh dhe llojet e tij si dhe shirkun e vogël me llojet e tij, ku dhe tërheq vërejtjen nga disa forma të tyre të cilat i veprojnë njerëzit.

    Autor : Muhamed Xhemil Zejno

    Rishikim : Ekrem Avdiu

    Botuesi : Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com

    Source : http://www.islamhouse.com/p/332075

    Download :Teuhidi dhe Shirku

Choose language

Choose Suretu

Random Books

Choose tafseer

Participate

Bookmark and Share