Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Porosi Profetike
Porosi Profetike
Libër të cilin e shkroi Shejhu i nderuar Abdul Kadër El Arnauti (Allahu e mëshiroftë) në të cilin përmblodhi pesë hadithe të cilat përmbajnë në vete porosi dhe këshilla gjithëpërfshirëse duke iu dhënë një koment të shkurtër por, tërheqës dhe të thuktë.Autor : AbdulKadir El Arnaut
Përkthim : Rijad Misini
Source : http://www.islamhouse.com/p/289720
Random Books
- Karta e të drejtave të gruas dhe detyrat e saj në IslamKy dokument është përgatitur për të sqaruar qëndrimin e sheriatit (legjislacionit) islam rreth çështjes më të përfolur në mesin e muslimanëve; çështjes së gruas, prej së cilës është sprovuar qytetërimi perëndimor, vesa e së cilës ka prekur disa shoqëri islame dhe logjikën e disa prej bijve të saj. Ky dokument përmban sqarimin e çështjes më të rëndësishme rreth gruas, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me të në aspektin e themelimit dhe mbrojtjes, gjë të cilën e kërkon natyra e kësaj etape. Ky sqarim është përpjekja e dhjetëra dijetarëve dhe mendimtarëve, në mënyrë që të arrinte në formën e dokumentit dhe përmbledhjes. ... “Jemi përpjekur në këtë dokument përmbledhës që të komentojmë e argumentojmë në mënyrë të shkurtër rreth këtyre pikave: - Pikënisjet bazë. - Bazat e sheriatit rreth të drejtave të gruas dhe detyrave të saj. - Largpamësi komentuese dhe arsyetuese të disa prej këtyre bazave. - Këshilla dhe kërkesa.”
Autor : Ibrahim Nasir En Nasir
Përkthim : Bledar Haxhiu
Source : http://www.islamhouse.com/p/314450
- Gratë në Islam kundrejt grave në traditën Judeo-Kristiane: Miti dhe realitetiTitulli i librit: Gratë në Islam kundrejt grave në traditën Judeo-Kristiane: Miti dhe realiteti Autor: Dr. Sherif Abdel Azīm Përktheu: Edin Q. Lohja Botues: Conveying Islamic Message Society, Aleksandri 2008 Citimet e Biblës janë marrë nga Bibla – Diodati i Ri. Citimet e vargjeve nga librat deuterokanonikë janë marrë nga versioni në shqip DSF (Don Simon Filipaj). Citimet e Kur’anit janë marrë nga Kur’ani – përkthim me komentim nga Sherif Ahmetit. Ndalohet shumëzimi, kopjimi ose transmetimi i këtij libri pa lejen e botuesit.
Autor : Sherif AbdulAdhim
Botuesi : Uebfaqja e Shoqatës 'Kumtimi i Islamit' - http://www.islamic-message.net
Source : http://www.islamhouse.com/p/191531
- Jeta e profetit Muhamed (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)Ky libër përmban në vete jetëpërshkrimin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) që nga fillimi e deri në fund. I shkruar me një metodologji të lehtë dhe tërheqëse është i përshtatshëm për fëmijët dhe moshat e reja.
Source : http://www.islamhouse.com/p/314578
- Ky është profeti MuhamedKy libër është një jetëpërshkrim i shkurtër i jetës së Muhamedit (Alejhis salatu ues selam). Libri përmban katër kapituj: 1. Ta njohim të Dërguarin e fundit (alejhis salatu ues selam) 2. Profeti që përsosi virtytet njerëzore. 3. Profeti (aljehis salatu ues selam) në optikën e personaliteteve botërore. 4. Disa mësime që i nxjerrim nga jeta e Profetit (alejhis salatu ues selam).
Rishikim : Sulejman Uthmani
Botuesi : Instituti Shqiptar i Qytetërimit dhe Mendimit Islam - http://www.aiitc.org
Source : http://www.islamhouse.com/p/354848
- Texhvid i preferuar Kuran per te lexuarKurani Fisnik është i veçantë edhe për metodologjinë e të lexuarit. Për ta lexuar atë drejtë dhe saktë patjetër duhet t’iu përmbahemi rregullave të leximit të tij. Kjo na mundëson neve ta zbatojmë urdhrin e Allahut dhe ta arrijmë shpërblimin e përgatitur për këtë. Libri rreth texhvidit i hoxhes Shefqet Krasniqi është libër praktik nëpërmes të cilit mund ta drejt lexojmë Librin e Allahut.
Autor : Dr. Shefqet Krasniqi
Rishikim : Uthman Abbasi
Source : http://www.islamhouse.com/p/231877












